AKSIDENT NË SHKUP

Aksident zinxhiror në Shkup, 2 të lënduar

26.08.2014 13:27

Dy gra janë lënduar në një aksident rrugor, i cili ka ndodhur në afërsi të urës “Goce Dellçev” në Shkup, ku janë përplasur pesë vetura....

Aksidenti zinxhiror ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ku janë përfshirë një veturë e tipit “Golf”, një “Mercedes”, një “Ford”, një veturë e tipit “Peugeot” dhe një “Opel Korsa”.

Njëra nga të lënduarat është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit, ndërsa e lënduara tjetër është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente, kanë bërë të ditur nga Sekretariati i Punëve të Brendshme në Shkup. (Foto: telegraf.mk)