Maqedoni
Dibranët mbrojnë Radikën duke dhuruar gjak
26.08.2014 15:46
“Për të shpëtuar një jetë dhurojmë gjak, e mbrojmë Radikën për të shpëtuar shumë jetë” ishte motoja e aksionit humanitar të dhurimit të gjakut, që u realizua sot në Dibër...

Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit, në partneritet me “Kryqin e Kuq” të Dibrës, i përkrahur prej iniciativës për mbrojtjen e Radikës, organizuan sot aksion humanitar për të dhuruar gjak.
Këtë aksionin e përkrahën shumë qytetarë human, prej moshave dhe gjinive të ndryshme.
Të gjithë janë të brengosur për fatin e rajonit, prej rrezikut të devijimit të ujërave të lumit Radika dhe si gjithmonë, në mënyra të ndryshme humane shprehin dashurinë e tyre për njerëzimin dhe natyrën.
“Shpresojmë që gjaku i dhuruar të shkojë te personat që kanë nevojë, duke shpëtuar jetën e tyre, e njëkohësisht mesazhi ynë të shkojë te ata që sjellin vendime”- u tha në këtë aksion.
Kërkesa e dhuruesve të gjakut ishte që të ndërpriten të gjitha aktivitetet dhe sa më shpejt të sillet vendim për ndërprerjen e projektit për ndërtimin e pendës në fushë të Lukovës dhe “Urën e Boshkut”.
ATLI DEMA
