Maqedoni
Poliksena Ilioska, fituese e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”
26.08.2014 16:27
Çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, për arritje të veçanta me interes shtetëror në fushën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor...

Çmimi shtetëror “Nënë Tereza”, për arritje të veçanta me interes shtetëror në fushën e humanitetit dhe solidaritetit njerëzor dhe për nxitjen dhe avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunim ndërmjet popujve dhe pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme, sot në Kuvendin e Maqedonisë iu nda Poliksena Ilioskas.
Vendimin e solli Bordi për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “Nënë Tereza”, ndërsa ajo ndahet me rastin e shënimit të përvjetorit nga lindja e kësaj humanisteje.
Me rastin e njëjtë, nga përfaqësuesit e Asociacionit Qytetar “Shkupjania Nënë Tereza”, u vendosën lule në pllakën memoriale në sheshin “Maqedonia”.
Nënë Tereza (1910-97), është humaniste e lindur në Shkup. Ajo ka qenë misionare e së mirës dhe fituese e shumë çmimeve, në mes të cilëve edhe çmimit “Nobel”.
MEMEDALI JUSUFI
