Maqedoni
THAÇI: PDSH afër vendimit për të bojkotuiar përgjithmonë kuvendin
29.08.2014 11:52
Pas mbledhjes së djeshme të kryesisë partiake, kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi, e ka fajësuar BDI-në për incidentin mes deputetëve shqiptarë...

Pas mbledhjes së djeshme të kryesisë partiake, kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi, e ka fajësuar BDI-në për incidentin mes deputetëve shqiptarë, duke e cilësuar incidentin skenarë të përgatitur për t`ia mbyllur gojën opozitës.
Kreu i PDSH-së, Mendu Thaçi, po ashtu ka theksuar se PDSH-ja nuk do të merr pjesë në punët e Kuvendit për një afat të pacaktuar dhe se kjo parti është shumë afër sjelljes së vendimit që të bojkotojë përgjithmonë Parlamentin e Maqedonisë.
