MAQEDONI

Kryqi i Kuq: Qytetarët e vendit janë human

30.08.2014 17:21

Ajo që na bashkon me të gjithë njerëzit e tjerë, është pikërisht fakti që jemi njerëz dhe qenie humane........

Humaniteti  poashtu dëshmohet duke mos bërë dallime racore, shoqërore dhe fetare, por vetëm  duke u dalur në ndihmë me donacione të ndryshme , dhe duke i përkrahur  kategoritë më të pambrojtura të qytetarëve, vlerësojnë nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

“Shpesh herë  flasim rreth dimenzionit human të qytetarëve në vendin tonë, dhe në përgjithësi mund të themi se jemi human. Por sic kalon koha dhe si Kryqi i Kuq punon në ngritjen e ndërgjegjes së qytetarëve që të jenë human gjatë gjithë vitit, dhe rezultatet dita ditës janë më të mira dhe në bazë të programit sic e kemi:  dhurimin e rrobave të përdorura përmes pikës së veshëmbathjes, pastaj pikës për të pastrehët, qendrave ditore për të moshuarit, qendrave ditore për dhurim të gjakut, numrin e qytetarëve që dëshirojnë të dhurojnë gjak. Por edhe  të gjithë duhet të përkrahin  kategoritë e pambrojtura të qytetarëve” – tha sekretarja e Kryqit të Kuq, Suzana Tuneva.

Rreth çështjes së humanitetit qytetarët kanë mendime të ndara”

“Human ,aspak, jam human të kem mundësi”.

“Unë mendoj se duke patur parasysh situatën dhe të gjitha punët, prap se prapë njerëzit tregojnë humanitetin e tyre përmes gjërave që i mbledhin dhe bëjnë   donacione të ndryshme”.

“Human jam kur ka, kur ska normal që ska”.

“Unë mendoj se qytetarët e Maqedonisë janë human”.

“Nuk janë aq shumë human, sepse ka ardhur një kohë e vështirë ,njerëzit kanë zili mes vete” thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

(Të jesh human, do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik,dhe të tregosh dashuri ndaj të gjithë njerëzve, por edhe t’u ndihmohet atyre që kanë më shumë nevojë).