ARSIM

Nesër fillon viti i ri shkollorë

31.08.2014 15:29

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të vendit nesër pritet të fillojë viti i ri shkollorë 2014/2015......

Ky vit shkollorë fillon me masa të përforcuara higjienike për shkak të përhapjes së verdhëzës.Ndërsa Minsitria e Arsimit mbetet në deklaratën e 25 gushtit të Minsitrit Abdulaqim Ademi se janë ndërmarrë të gjitha masat që viti shkollorë të nisë me sukses. 

“Kishte rekomandim për të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë që të ndërmarrin masat e nevojshme sa i takon higjienës nëpër shkollë. Janë ndërmmarrur të gjitha masat që viti shkollorë më nji shtatorë të fillojë me sukses” – deklaroi Abdylaqim Ademi.

Pas pushimit tremujorë në bankat shkollore do të kthehen, Dyqind e 80 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme, përfshi edhe rreth 20 mijë nxënës të klasës së parë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)