Policia ka sekuestruar 1000 metra kub dru
Në kuadër të aksionit mali, policia ka sekuestruar mbi 1 mijë metra kub dru për ngrohje të prera ilegalisht.........

Aksioni ka për qëllim pengimin e prerjes ilegale të pyjeve ndërsa është realizuar që nga fundi i muajit qershor.
Drutë për ngrohje janë sekuestruar gjatë kontrollit të 245 depove bëri të ditur Minsitreja e brendëshme Gordana Jankullovska.
Gjatë këtij aksioni janë ngritur 167 padi kundërvajtëse dhe 5 padi penale ndërsa janë mbyllur 49 depo.
Përveç kontrolleve të 245 depove të druve, janë kontrolluar edhe 31 persona juridik 21 prej të cilave kanë punuar në mënyrë të paligjshme tha Jankullovska.
“Janë sekuestruar 7 mijë e 262 kartonë evidence dhe dokumente të tjera, kurse parregullsi janë konstatuar edhe tek 21 persona juridik nga gjithsej 31 të kontrolluar që don të thotë se numri më i madh i personave të licencuar për shitë-blerje të drurit për ngrohje kanë funksionuar në kundërshtim me ligjin”, u shpreh Jankullovska.
Njëherit nga Ndërmarrja ‘Pyjet e Maqedonisë’ bëjnë të ditur se aktualisht posedojnë sasi të mjaftueshme të drurit për ngrohje dhe gjat shtatorit ahut do të shitet për 2 mijë e 140 denarë, me atë që familjet me ndihmë sociale kanë lirime për 15 për qind.
