MAQEDONI
Ademov, i riu që lanë xhamat e veturave në udhëkryq
31.08.2014 18:37
Për të siguruar egzistencën, disa njerëz nuk zgjedhin punën....

Për të siguruar egzistencën, disa njerëz nuk zgjedhin punën. Gane Ademov nga lagja e Shutkës, në pamundësi për të gjetur ndonjë punë tjetër, egzistencën për vete dhe familjen e siguron duke pastruar xhamat e veturave në udhëkryqin në Bitpazarë të Shkupit.
Ai thotë se rëndësi ka që nuk është lypsarë dhe se bukën e gojës e nxjerr me djersën e tij. Madje ai krenohet se ka larë edhe xhamat e veturave të personaliteteve të njohura.
Por ai në këtë udhkryq nuk është i vetëm. Edhe dy të rinjë të tjerë, shesin aromatikë për vetura, apo mbrojtës nga dielli.
