Maqedoni

Fillon viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

01.09.2014 10:24

Për rreth 280.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ka përfunduar pushimi veror dhe për ata fillon viti i ri shkollor 2014/2015...

Për herë të parë në bankat shkollore do të ulen edhe rreth 19.000 nxënës të klasave të para.
 
Viti shkollor fillon me masa të përforcuara higjienike dhe dezinfektim  të klasave për shkak të paraqitjes së verdhëzës në disa komuna.
 
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe zëvendësi i tij Spiro Ristovski sot në shkollën fillore  "Mirçe Acev" në komunën e Gjorçe Petrovit do t'i promovojnë  librat e rinj  të lëndës së "matematikës" dhe "shkencave natyrore" për nxënësit  e klasës së parë deri në të tretën. Librat janë përpunuar ndaj bazës së programeve mësimore të Qendrës ndërkombëtare për programe mësimore - Kembrixh, të adaptuar në veçoritë nacionale të Maqedonisë.
 
Krahas kësaj, do të marrin pjesë edhe në lëshimin në përdorim të objektit të ri të shkollës fillore "Rajko Zhinzifov" në lagjen e Draçevës, të ndërtuar me mjetet nga Qeveria e RP të Kinës.
 
Ministri kompetent  Ademi do ta vizitojë edhe shkollën fillore të rikonstruar "Bajram Shabani" në fshatin Sfillare e Poshtme, në komunën e Sarajit.