Maqedoni
Lëndohet kryeministri Gruevski
01.09.2014 12:37
Kryeministri, Nikola Gruevski, ka pësuar të dielën një lëndim në këmbë, gjatë aktiviteteve të zakonshme sportive...

Sipas njoftimit të kabinetit kryeministror, Gruevski ka pësuar lëndimit gjatë vrapimit në afërsi të shtëpisë së tij të banimit.
Ai ka lënduar pjesën e epërme të këmbës.
Për shkak të lëndimit, është rekomanduar pushim dhe trajtim mjekësor deri në rehabilitim të plotë.
Bëhet e ditur se shërimi do të zgjasë për tre muaj pas një trajtimi të veçantë, ndërsa për shkak të kësaj do të reduktohet agjenda dhe aktivitetet e Gruevskit.
