Seanca të tre Komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të takohen komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për çështje ekonomike dhe Komision juridiko-ligjvënës.....

Para Komisionit për sistem politik janë Propozim-ligji për ndryshim të Kodit penal, Propozim-ligji për ndryshime të ligjit për nëpunësit publikë dhe propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për nëpunësit shtetërorë, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar në lexim të dytë.
Komisioni juridik-ligjvënës do t'i shqyrtojë propozim-ndryshimet e ligjeve për mbrojtje shëndetësore, për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, për nëpunësit shtetërorë, për nëpunësit publikë dhe të Kodit penal sipas procedurës së shkurtuar dhe në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për Çështje ekonomike do të diskutojnë sipas raportit vjetor për punë të Komisionit rregullativ për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2013.
