Maqedoni

Mogerini: moszgjidhja e emrit mund të shkaktojë destabilizim

02.09.2014 18:11

Shefja e re e Diplomacisë Evropiane, Federika Mogerini, paralajmëroi përkeqësim të situatës së brendshme të Maqedonisë nëse për kohë të shpejtë nuk zgjidhet çështja e emrit me fqinjin jugor...

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, Mogerini, para Komitetit për Punë të Jashtme të Europarlamentit tha se është e nevojshme të investohet më shumë që të tejkalohet kontesti shumëvjeçar.
 
“Duhet mund më i madh jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë, por edhe me shtetet tjera. Duhet të përpiqemi të zgjidhim atë çështje dhe punët të nisim përpara, sepse edhe gjendja e brendshme në shtet mund të shkojë në drejtim të padëshiruar nëse çështja e emrit nuk zgjidhet”- theksoi Mogerini, e cila pas  Kethrin Eshton, zyrtarisht pritet të emërtohet shefe e politikës së jashtme evropiane pas formimit të përbërjes së plotë të komisarëve.
 
Gjatë fjalimit të saj, Mogerini në Parlamentin Evropian vazhdimisht e quante vendin tonë me akronimin ”FYROM”.
 
Edhe pse theksoi se zgjerimi është në agjendën e kryesimit italian me BE-në, që do të zgjasë deri në fund të vitit, Mogerini theksoi se pritet zgjidhja e kontestit me qëllim të hapjes së rrugës euroatlantike për vendin.
 
ZEJXHANE OSMANI