Maqedoni

Vazhdimi i tretë i seancës së 12-të të Kuvendit

03.09.2014 09:11

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë pjesën e tretë të seancës së 12-të...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë pjesën e tretë të seancës  së 12-të, në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për nëpunësit shtetërorë, si dhe për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit publikë dhe Kodit Penal, të tre me  procedurë të shkurtuar.
 
Në kuadër të seancës deputetët duhet t'i shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për revizionet e bëra dhe  për punën e  Entit Shtetëror për Vevizion për vitin 2013, Raportin vjetor për punën e  Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2013 dhe Raportin vjetor për realizimin e programit për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për lundrim ajror të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013