Maqedoni

Projekt për përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë për Punësim

03.09.2014 10:52

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, ambasadorja gjermane Kristine Althauzer...

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, udhëheqësi i repartit për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së Martin Klauke dhe drejtori i Agjencisë për Punësim Vllatko Popovski sot në Shkup do ta paralajmërojnë fillimin e projektit "Mbështetje e Agjencisë për Punësim në realizimin e masave dhe shërbimeve aktive në tregun e punës".
 
Qëllimi i këtij projekti është që të përmirësohet cilësia, efikasiteti dhe efektet nga shërbimet dhe përformimi i kapaciteteve të Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në drejtim të uljes së shkallës së papunësisë.
 
Projekti do të zgjasë deri në qershor të vitit 2016, dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2913 (komponenti IPA IV).