Maqedoni

Agjencia për Punësim synon standardet evropiane

03.09.2014 13:51

Në Agjencinë e Punësimit, u promovua sot fillimi i projektit "Mbështetje e Agjencisë për Punësim në realizimin e masave dhe shërbimeve aktive në tregun e punës"...

Qëllimi i projektit është që të përmirësohet cilësia, efikasiteti dhe efektet nga shërbimet dhe përforcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Punësim në Maqedonisë, në drejtim të uljes së shkallës së papunësisë, theksuan ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, ambasadorja gjermane, Kristine Altauzer, udhëheqësi i Repartit për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, Martin Klauke dhe drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.
 
“Në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, bartës të të cilit janë konzorciumet nga Gjermania dhe Lituania, janë paraparë trajnime për të punësuarit në Agjencinë e Punësimit dhe Partnerit Social, shkëmbim të praktikave dhe përvojave të BE-së, në drejtim të përmirësimit të masave të përhershme dhe masa të reja për punësim. Në kuadër të projektit do të bëhet analizë për masat e deritanishme aktive për punësim dhe efikasitetin e tyre. Para nesh është edhe sfida e përforcimit të kapaciteteve të Agjencisë së Punësimit”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
 
“Shpresojmë se Agjencia për Punësim pas një kohe të gjatë do të arrijë standardet e Agjencive të BE-së në pjesën e planifikimit të masave aktive, realizimin e masave aktive dhe ndjekjen e të njëjtave dhe dhënien e rezultateve nga këto masa”- theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.
 
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Operativ për Zhvillim të Resurseve Njerëzore dhe do të zgjasë deri në qershor të vitit 2016.
 
GYLTENE SINANI