Maqedoni

KH: ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie pune, diskriminuese

03.09.2014 14:13

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i ka quajtur diskriminuese ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Pune

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i ka quajtur diskriminuese ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Pune, me të cilin tani meshkujt me deklaratë do të kërkojnë vazhdimin e marrëdhënies së punës në 67 vjet, ndërsa gratë në 65.
 
Ata u bëjnë thirrje deputetëve që edhe një herë t’i rishikojnë këto ndryshime. 
 
“Tani, me këto ndryshime ligjvënësi përcakton se po përsëri ekziston ajo mundësia që të paraqesin një deklaratë se dëshirojnë t’ju zgjatet punësimi  për meshkujt deri në moshën 67 vjeç, ndërsa për gratë deri në 65 vjeç. Unë do të doja të përkujtoj se Gjykata Kushtetuese tashmë është deklaruar për këtë çështje dhe ka shfuqizuar dispozitat diskriminuese të kësaj natyre. Këto ndryshime u sollën pa u mbajtur as një debat, e as pa u konsultuar me ekspertë”- deklaroi  kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.
 
Nga Komiteti i Helsinkit, rikujtojnë se nga 28 shtete anëtare të BE-së, 27 vjeç mosha e daljes në pension midis burrave dhe grave është tashmë i barabartë ose ka akte ligjore ku barazia e plotë do të arrihet në mënyrë progresive në vitet e ardhshme.
 
Sipas tyre, zgjidhja diskriminuese do të rrisë më tej nyjën e pabarazisë mes burrit dhe gruas, marrë parasysh edhe faktin se gratë punojnë më pak dhe kjo rezulton me pensione më të ulëta.
 
SANIJE KASAMI