Maqedoni
5 mijë euro gjobë për kioskat e ushqimeve që helmuan 64 persona
03.09.2014 14:45
Shitësit e sandviçëve në Draçevë dhe në qendër të Shkupit, do të gjobiten me nga 5 mijë euro për firmat dhe nga 500 euro gjobë për personat përgjegjës...

Kjo masë ndaj tyre vjen pas helmimit të 64 personave për shkak të johigjienës dhe prezencën e fekaleve.
Kioskat e ushqimeve janë mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë deri në momentin kur ata nuk do të bëjnë pastrimin e mirëfilltë.
Pas mostrave të marra nga këto shitore, është konstatuar se ekzistojnë bakterie koliforme dhe steptokokus fekalis.
