Maqedoni
Kontrollorët energjitikë fillojnë trajnimet
03.09.2014 16:57
Sipas Ligjit të ri për Efikasitet Energjetik, çdo ndërtesë do të duhet të posedojë pasaportë në të cilën do të thuhet se ai objekt është ndërtuar me efikasitet energjetik...

Sipas Ligjit të ri për Efikasitet Energjetik, çdo ndërtesë do të duhet të posedojë pasaportë në të cilën do të thuhet se ai objekt është ndërtuar me efikasitet energjetik, kontrollorët e rinj energjetik do të kryejnë kontrolle nëpër të njëjtat ndërtesa.
Më 15 shtator, Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe Zhvillimit Rural, “Cepro Sard”, do të fillojë ciklin e dytë të trajnimeve të kandidatëve për kontrollorë energjetikë. Drejtoresha ekzekutive e “Cepro Sard”-it, Svetllana Petrovska, tha se te gjithë kandidatët e interesuar duhet të mbushin fletëparaqitjen të cilën mund ta marrin në ueb adresën e “Cepro Sard”-it dhe të përmbushin kushtet për paraqitje.
“Të gjithë kandidatët duhet të kenë të mbaruar shkollimin e lartë, respektivisht të kenë të mbaruar fakultetin për inxhinier mekanik, arkitekt, ndërtimtari ose elektro-inxhinier dhe të kenë më së paku 5 vjet përvojë pune në të njëjtën sferë, ndërsa pas dorëzimit të dokumenteve, kandidatët për të ndjekur trajnimet në hapësirat për trajnime të “Cepro Sard”-it do të duhet të sjellin edhe vërtetim për arkitekt të autorizuar nga Oda e Arkitektëve”- deklaroi drejtoresha ekzekutive e “Cepro Sard”-it, Svetllana Petrovska.
Qendra për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe Zhvillimit Rural, “Cepro Sard”, veç më ka mbajtur trajnime për kontrollorë energjetikë, me çka kandidatët kanë marrë certifikatë për kryerje me sukses të trajnimeve dhe licencë për punë.
BESIM ABDULLAI
