DHUNA NË FAMILJE

OJQ-të, vërejtje ndaj Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje

04.09.2014 14:46

Sektori joqeveritar ka paraqitur një sërë vërejtjesh lidhur me Propozim-Ligjin për Mbrojtje nga Dhuna Familjare, i cili ndodhet në procedurë parlamentare......

Sipas këtij sektori, Ligji nuk ofron zgjidhje për problemet e as mbrojtje të viktimave të dhunës familjare.

“Kërkojmë që me Ligjin e ri të ndahen mjete të mjaftueshme financiare, me të cilat do të hapen servise për dhunë familjare në tërë territorin e vendit, të cilat do të ofronin mbrojtje profesionale në kohë dhe ato të jenë gjithëpërfshirëse për viktimat 24 orë në ditë. Po ashtu kërkojmë që vajzat dhe gratë të njihen si kategori e ndjeshme e qytetarëve”- deklaroi koordinatorja e Qendrës së parë Familjare në Shkup, Elizabeta Bozhinovska.

“Masa për largimin e kryerësit të dhunës nga shtëpia është e mirë, për të mos u traumatizuar më shumë gruaja dhe fëmijët, por jo atë ta lini në rrugë, duhet të gjendet zgjidhje për të, sepse është rritur numri i vrasjes së grave”- theksoi drejtoresha ekzekutive në Rrjetin Nacional Kundër Dhunës Familjare, Elena Dimushevska.

Prandaj, sektori joqeveritar, duke theksuar se deri tani është injoruar nga ky proces, kërkon që kompetentët të rishqyrtojnë vendimet dhe të përfshijnë edhe sektorin qytetarë në përpilimin e zgjidhjeve të reja ligjore. (Gyltene Sinani, TVM2)