Maqedoni

Pastrohet oborri i spitalit shtetëror “Nëna Terezë”

06.09.2014 14:34

Filloi pastrimi i oborrit të spitalit shtetëror të Shkupit “Nëna Terezë”. Si kur më parë, ndërrmarjet publike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit...

Filloi pastrimi i oborrit të spitalit shtetëror të Shkupit “Nëna Terezë”. Si kur më parë, ndërrmarjet publike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit kanë nisur aksion dy ditor për pastrimin e sipërfaqëve të spitalëve.
 
Sot dhe nesër, rreth 130 punëtorë të ndërrmarjeve “Parqet dhe gjelbërimi” “Higjiena Komunale” dhe “Parkingu i Qytetit” do ti pastrojnë të gjitha  rrugicat,trotuaret, dega dhe gjethe  në oborin e spitalit “Nëna Terezë”.
 
“Në këtë aksion po pritet të pastrohen  50 tonë gjethe, ndërsa higjiena komunale do të merr pjesë me  makinerin e saj, në pastrimin e rrugicave, trutoarëve, të qendrës spitalore në Shkup, si dhe pastrimin e  mbeturinave të sipërfaqëve të gjelëbërta  ndërmjet  ndërtesave të spitalit...”, shprehet kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
“Qëllimi kryesor i akcionit në fjalë, është që bashkërisht të kontrubuojmë në pastrimin e  kësaj hapësire,   ku çdo ditë kemi një  fluks  të madh qytetarësh dhe lëvizje makinash. Me këtë akcion ,  u japim rëndësi të madhe  ruatjes së higjienës...”, shprehet Zv/ministër i shëndetësis, Jovica Andovski.
 
Në varrësi të nevojave për rruajtjen e higjenës në spital, aksione të tilla të pastrimit  të  spitalit shtetëror do të realizohen edhe në të ardhmen.
 
REXHEP QAMILI