Maqedoni
Elaborate falas për legalizim per personat social
06.09.2014 16:21
Personat me status te rrezikuar social falas do të marrin elaborate per legalizimin e objekteve të ndërtuara...

Personat me status te rrezikuar social falas do të marrin elaborate per legalizimin e objekteve të ndërtuara, ndërsa nga Qeveria sot apeluan që sa më shpejt të shfrytëzohet kjo mundësi.Procedura e parashtrimit është e thjeshtë dhe ka 0 harxhime.
“Personat të cilat janë shfrytëzues të ndihmës sociale duhet të marrin vërtetim nga qendra për punë socilae dhe atë ta dërgojë tek agjensioni për katastër të patundshmërive ku do të ju jipet formular dhe dhe pas kësaj procedure do të përpunohet elaborati nga katastri shtetëror”, shprehet zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Edhe pse afati për dorëzimin e dokumenatacionit është deri me 31 dhjetor të vitit 2015, Qeveria u bëri ftesë personave me status te rrezikuar social që sa më shpejt ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
"Ju bëj thirrje të gjithë personave për të cilët vlen kjo e drejtë që të parashtrojnë kërkesën e tyre, sa më shpejtë dhe me një procedurë të shkurtër te realizojnë të drejtën e tyre, dhe dobia për ta do të jetë e madhe sepse do marrin pronësinë e objektit ku jetojnë”, shprehet zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Ndërsa personat të cilët kanë të ardhura më të ulëta se 168 mij denarë në nivel vjetor të amvisërive të tyre, duhet të marrin vërtetim tek Drejtoria për të ardhura publike dhe atë ta dërgojë deri tek Katastri shtetëror.
FLUTURA LATIFI
