MPB: 800 gjoba për kundërvajtje brenda një jave
Policia e Shkupit tek 51 shoferë ka konfirmuar se kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit...

Policia e Shkupit tek 51 shoferë ka konfirmuar se kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit, 61 persona kanë drejtuar automjet me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, ndërsa pa pent shoferë kanë drejtuar 32 shoferë.
MPB sot kumtoi se te 57 persona është konfirmuar kundërvajtje për kalim në dritë të kuqe, 56 shoferë kanë drejtuar me shpejtësi mbi të lejuarën, 25 shoferë kanë drejtuar automjet me mbi 90 kilometra në orë në vendbanim.
Krahas kësaj, janë shqiptuar shtatë kundërvajtje për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 42 kundërvajtje për përdorim të celularit, pastaj 27 kundërvajtje për parkim në zona në udhëkryq, stacion autobusi dhe kalim këmbësorik, 216 kundërvajtje për parkim të parregullt.
Për mos modhënie përparësi të këmbësorëve janë shqiptuar shtatë kundërvajtje, katër kundërvajtje për rreshtim të parregullt, për parakalim të parregullt është shqiptuar një kundërvajtje. Kanë marrë fletëparaqitje kundërvajtëse edhe 58 këmbësorë dhe me karrotrec janë ngritur gjithsej 229 automjete.
SPB-Shkup do të vazhdojë me kontrolle të përforcuara komunikacioni në lidhje me kundlërvajtje të cilat sjellin deri në aksidente komunikacioni dhe apelon deri te qyteratëe t'i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të ulen aksidente në komunikacion.
MEFAIL ISMAILI
