Maqedoni

Zyrtarët aktual janë të rinj për të qenë spiunë

07.09.2014 17:14

Kryetari i Komisionit të Lustracionit, Tome Axhiev është shprehur se deri më tani me punën që është kryer në 5.5 vjet janë lustruar 170 persona...

Ai tha se për 30 persona akoma nuk ka të dhëna teknike të detajuara.
 
“Komisioni për lustrim nuk punon në mënyrë selektive. Është e logjikshme që të kemi më shumë bashkëpunëtorë nga ish bartësit e funksioneve publike. Para së gjithash, bartësit e tanishëm të funksioneve publike janë kryesisht të rinj dhe nuk kanë mundur të marrin pjesë në ato procese dhe është normale se nga bartësit aktual të funksioneve publike do të lustrohen pak persona”, tha Axhiev për Rel.
 
Tome Axhiev ka shtuar se një pjesë e mirë e personave që iu ka dalë emri janë ankuar në gjykatë, por drejtësia i ka dhënë të drejtë Komisionit në çdo rast.