Maqedoni
Shkurtohen afatet për importimin e makinave
07.09.2014 17:28
Qeveria shkurtoi afatet kohore,dhe është decide nuk do të ketë më import të veturave të lira dhe të vjetra...

Me ndyshimet e rregullores së Ministrisë së Ekonomisë importi i veturave me euro 2 standard mund të bëhet deri më 31 dhejtor të vitit 2014.
Ndërkohë qe veturat që plotësojnë Euro 3 standard mund të importohen deri më 30 qershor të vitit 2015 dhe pas këtij afati mund të importohen vetura vetem nëse e plotësojnë normën euro 4 standard të motorit.
“Qëllimi është që në këtë mënyrë dhe me këtë dinamikë të riparohet parkut i veturave në një nivel më të lartë sic ndodhi në të kaluarën kur u bë transformimi i veturave te cilat nuk posedonin standard me vetuar më të reja me euro 2 dhe euro 3 standard të motorëve”, shprehet zëdhënsi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Këto masa rezultuan me efekte pozitive edhe tek autobusët dhe minibusët .Qëndrimi i fundit i Qeverisë është që të mundësohet import të autobusëve të cilat kanë Euro standard 3 në afat kohor jo më të gajtë se një vit.
“Me ndryshimet e reja autobusët dhe minibusët të cilët posedojnë standard euro 2 dhe euro 1 do të zëvendësohen me autobus me euro 3 standard.Këto ditë Ministri I Ekonomisë do të konsultohet me palët e përfshira dhe institucionet për ndryshim të rregullores të kësaj veprimtarie”, shprehet zëdhënsi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.
Qeveria vlerëson se është arritur karakteri social i kësaj mase me zëvendësimin e veturave të vjetra si Jugo,Zastava,Fiat me automobile modern dhe ndryshimet që vijonë do të kontribojnë për një mjedis më të pastërt jetësor dhe krijimin e standardeve më të larta për transport.
FLUTURA LATIFI
