Maqedoni
Vozitësit të respektojnë shenjat në trafik
07.09.2014 17:53
Shenjat e komunikacionit, madje vizebardhat të cilat njihen si vendi me perparesi per kalimin e rruges për këmbësorët, nuk respektohen nga ana e shofereve...

Nëse nuk tregohesh I kujdesëshëm sa duhet edhe kur ke të drejtë kalimi, mund të të kushtoj me jetë një veprim neglizhent. Ata qe kan te drejtë kalimi jane këmbësorët, por ndodh e kundërta, dhe kete te drejte shoferet e shfrytezojne ne interesin e tyre.
Nga mosrespektimi I qytetarit dhe shpejtësise marramendëse e ngajtëjes së vetures, i bën të paguximëshem kembesoret të kalojnë edhe pse kan të drejtë. Kjo eshte dukuri e shpeshte thone qytetaret te cilet shpesh ndihen te pa sigurt per te kaluar neper vizebardhat ne anen tjeter te rruges.
“Shum dobët respektohen rregullat e vozitjes edhe atë jo pak, por shumë, nuk ka kulturë në vozitje tek shoferat, shenjat nuk I respektojnë dhe kjo është më e rëndësishmja tek shoferat, prandaj nuk respektohen as këmbësorët që kalojnë në vijat e bardha, dmth të shikon se je duke kaluar dhe nuk ndalet por vazhdon rrugën me shpejtësi të lartë, atëher nëse nuk largohesh si këmbësor mund të bëhët shum keq për ty, edhe pse ke përparesi kalimi”, shprehet qytetari.
“Këmbësorët ndonjëher jan të pakujdesëshëm, por shumica e tyre jan shum të kujdesëshëm dhe jan shum të frigësuar se mund ti shkelin, ndodh një frigë e madhe te këto, ndonjëher vrapojnë edhe aty ku nuk duhet të vrapojnë ,me të drejtën e tyre sepse e shohin se është në shpejtësi të madhe automjeti, këtu duhet të marrë masa policia”, shprehet qytetari.
“Un kam hec boll, por këtu tek ne nuk I respektojnë rregullat e vozitjes, Un kam jetu ne Gjermani, 30 shkrun ,30 kemi vozite, ketu hiq të shkelin se kan gajle”, shprehet qytetari.
“Rrregullat e komunikacionit këtu në këtë mëhallën tonë a ???, hic, 0% nuk respektohen. Mund me marr masa me dënu po skemi edhe kushte këtu, me bo kushte parking me rregullu rrugët”, shprehet qytetari.
“Vozitësit nuk I respektojë rregullat”, shprehet qytetari.
Qytetaret ne te shumten e rasteve kerkonin prani te shtuar te policise se trafikut, si dhe marrjen e masave perkatese per prandalimin e ketyre dukurive, gje qe do te ndikoje ne zvoglimin e numrit te denimeve aq me teper ne parandalimin edhe te aksidenteve ne trafik qe mund te jene edhe me pasoja vdekjepurese.
FARIJE DAUTI-BAKIU
