Maqedoni

Bashkëpunim Maqedoni-SHBA në menaxhimin e interrnetit

08.09.2014 16:57

Përforcohet bashkëpunimi i Maqedonisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën informatikës...

Ministri i informatikës dhe administratës publike, Ivo Ivanovski së bashku me zëvendesekretarin për komunikme dhe informacione të  ministriesë  së  tregëtisë të SHBA-ve Lorens E. Strikling diskutuan sot rreth mundësive të shumta të bashkëpunimit, avancimit mbeshtetjes dhe menaxhimit të internet domenave.
 
“Kemi pasur një diksutim produktiv  për ata se si SHBA dhe Maqedonia së bashku të punojnë në të ardhmën në fushën e informatikës, avancimin dhe  bashkëpunimin internacionl, përkrahjen dhe përdorimin e internetit të përfshir  nga të gjitha palët”, shprehet zv/sekretari i Komunikimeve dhe Inromatave i Ministrisë së tregëtisë i  SHBA-së, Lorens E. Strikling.
 
“Do doja ta përshendes vendimin e SHBA-ve  me të cilin  korporata internaconale për emra dhe numra ka mandat deri në fund të vitit të ardhshëm të bëjë model të ri në të cilin vendet nga e mbarë bota do të marrin pjesë dhe bashkarisht do të zotërojnë me domein emrat dhe numrat”, shprehet ministri i informatikes, Ivo Ivanovski.
 
Në takimin  e  Unionit internacional telekomunikues, Maqedonia është rradhitur si kandidate për këshillin. 
 
REXHEP QAMILI