Maqedoni

Nuk ka të prekur nga ebola në Maqedoni

08.09.2014 17:03

Në Maqedoni nuk janë regjistruar raste të prekur nga ebola. Nga tre nigerianët të cilët janë pranuar me temperature të lartë në Klinikën Infektive...

Në Maqedoni nuk janë regjistruar raste të prekur nga ebola. Nga tre nigerianët të cilët janë pranuar me temperature të lartë në Klinikën Infektive, dy janë liruar ndërkaq tek i treti tempertaura trupore ka zbritur.
 
Të sëmurët nga ebola kanë në kontinuitet tempretaurë të ngritur gjate 72 orëve gjë që nuk është evidentuar tek studentët e Nigerisë.
 
Sipas Dr Snezhana Stojkovska, ky pacient është pranuar për opservim në  Klinikën  infektive  ku do ti bëhen analiza studentit që të vërtetohet se cili është shkaktari i sëmundjes,sepse ai vjen nga Nigeria ku ekzistojë edhe sëmundje të tjera endemike.
 
“Pacienti tani është në kondicion të mirë nuk ka tempertaurë është kontrolluar disa herë nga ekipet tona, dhe ne përvec temepraturës së ngritur dhe te dhënës  se pacientit se  vjen nga ky rajon nuk kemi asgjë alarmante apo ndonjë parametër tjetër i cili do thoshte se bëhet fjalë për një gjë të tille”, shprehet dr. Snezhana Stojkovska nga Klinika Infektive.
 
Sipas Stojkovsës funksioni i Klinikës infektive është që të preveojë dhe të obserovojë cdo rast të dyshuar, kështë që edhe ky pacient i është nënshtruar observimit dhe analizave për vërtetimin e shkakut të sëmundjes.
 
FLUTURA LATIFI