Maqedoni
Punëtori rajonale në Ohër kushtuar bashkëpunimit dhe sigurisë
09.09.2014 17:41
Në kuadër të bashkëpunimit midis Organeve Gjyqësore dhe Drejtorisë për Kontroll të Fluturimeve Civile në qytetin e Ohrit...

Në kuadër të bashkëpunimit midis Organeve Gjyqësore dhe Drejtorisë për Kontroll të Fluturimeve Civile në qytetin e Ohrit, po zhvillohet një punëtori rajonale, e cila ka për qëllim që të forcojë bashkëpunimin rajonal në këtë fushë, si dhe ta ngritë sigurinë në komunikacionin ajror.
“Pavarësisht nga natyra e njeriut, e cila çon në fshehjen e gabimeve, është i nevojshëm stimulimi, madje edhe sistemi për t’i shpërblyer ata që paraqesin gabimet. Qëllimi është që të krijohet një sistem i balancuar, me të cilin nga njëra anë do të stimulohet kujdesi mbi përgjegjësisë për profesionin, kurse nga ana tjetër të mos ndërmerren masa kundër atyre që kanë paralajmëruar gabime, i cili do të kontribuojë në forcimin e sigurisë”- deklaroi Radu Çoponea nga “Eurokontrol”.
“Ashtu siç jeni të informuar, kemi një projekt të mrekullueshëm pas hapjes së Hapësirës Ajrore të Kosovës, me ç’rast përfaqësues të më shumë vendeve të rajonit po marrin pjesë në këtë projekt. Për rreth 20% kemi rritje të komunikacionit ajror në drejtim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve”- theksoi drejtori i Agjencisë për Fluturime Civile, Dejan Mojsoski.
Në punëtorinë në Ohër po marrin pjesë përfaqësues të Agjencive Nacionale për Kontroll të Fluturimeve Civile dhe Organeve Gjyqësore nga 9-të shtete të rajonit, si dhe nga Organizata evropiane për Siguri të Fluturimeve Civile.
NAIM RAMADANI