Një shqiptar nga Kërçova, emërohet zëvendësambasador i SHBA-ve në Podgoricë
B. Bix Aliu, është i pari dhe i vetmi deri tani që emërohet në detyrën më të lartë në Diplomacinë e Shteteve të Bashkuara. Ai mori mandatin si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Podgoricë, Mali i Zi.......

Ai është lindur dhe rritur në Çikago, Illinois. Prindërit e tij janë shqiptarë nga një prej trevave shqiptare Zajas-Kërçovë në Maqedoni, familje që emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960. B. Bix Aliu arriti në Mal të Zi për të shërbyer si zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së SHBA në fund të muajit gusht, 2014.
Departamenti i Shtetit thotë se para se të shërbejë në Podgoricë, Bix shërbeu si koordinator i Diplomacisë Kulturore-Kursit në Departamentin e Punëve të Jashtme, Qendra Kombëtare e Trajnimit Shtetëror.
Në vitin 2009, Bix është detajuar në Kongres si një kongresist “Fellow Pearson”, ku shërbeu si këshilltar special dhe ka punuar për politikën e brendshme për qarkun Virxhinia, zona e dytë e Kongresit.
Bix, filloi karrierën e tij të Shërbimit të Jashtëm në Shkup, Maqedoni, ku ai shërbeu si zëvendës i shefit të Punëve Publike dhe më vonë si ndihmës special i ambasadorit. Gjatë kësaj kohe, Bix ishte i përfshirë në Marrëveshjet e Paqes të Rambujesë, si anëtar i të dërguarit të posaçëm amerikan në delegacionin e Kosovës dhe më vonë ka punuar me të dërguarit special të SHBA gjatë krizës në Maqedoni.
Bix, u bë një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm në vitin 2001 dhe që atëherë ka shërbyer si zëvendëskonsull dhe zyrtar i Punëve Publike, Dega në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, si zëvendës-atashe Kulturor në Varshavë, Poloni, si zëvendëskoordinator për zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm në Institutin e Shërbimit të Huaj të Departamentit të Shtetit dhe si zyrtar i Çështjeve Publike në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri.
Ai është marrësi i çmimeve të shumta nga Departamenti i Shtetit, duke përfshirë gjashtë çmimet e nderit "Awards Superior" dhe gjashtë çmimet nderi "Merituar Awards”.
Në vitin 2005, Bix u zgjodh si anëtar i klasës inauguruese të Kolin Pauell, një program për të zgjedhur zyrtarët e shërbimit të jashtëm të cilët demonstrojnë cilësitë frymëzues dhe të përsosmërisë dhe të udhëheqjes.
Në vitin 2008, komuniteti shqiptaro-amerikan i Çikagos e zgjodhi Bix si "Person i Vitit."
Në vitin 2014, Bix u zgjodh nga shqiptarët e Amerikës në Nju Jork, në një mbrëmje Gala, si një nga 150 shqiptaro- amerikanët më të suksesshëm në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.
Bix mban një diplomë në mjekësi të marrë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë së Kosovës dhe një diplomë dhe master në Akademinë e Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës të Ushtrisë amerikane.
Ai flet shumë mirë shqip dhe rrjedhshëm gjuhën malazeze, maqedonase, serbe dhe polake.
Bix dhe gruaja e tij, dr. Nora Zajazi, kanë dy fëmijë, vajzën Tean dhe djalin Bledin.
