Maqedoni
Gostivar: Fillon ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza
10.09.2014 19:33
Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, ka ndjekur nga afër rrjedhën e punës në realizimin e punimeve për ndërtimin e kanalizimit për ujëra të zeza për banorët e lagjes Hekurudha...

Komuna e Gostivarit është duke e ndërtuar kanalizimin për ujëra të zeza, të paraparë në programin 2013-2017, një premtim i dhënë edhe nga kryetari i Komunës, Nevzat Bejta, i cili bashkë me banorët e lagjes doli në terren për të parë realizimin e punëve dhe vështirësitë eventuale gjatë realizimit të këtij projekti.
Banorët e lagjes u shprehen të kënaqur që problemi i tyre i madh po gjen zgjidhje dhe se një herë e përgjithmonë do tu zgjidhet problemi me ujërat e zeza.
LULZIM HAZIRI
