Maqedoni

Vazhdon bojkoti i nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme “Maria Kiri”

11.09.2014 15:07

Edhe sot vazhdon bojkoti i mësimit nga nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme të mjekësisë “Maria Kiri” në Shkup...

Drejtuesit e shkollës thonë se zëvendësimi i profesorëve është bërë pasi nuk ka kuadro adekuatë në gjuhën shqipe për lëndë të caktuara, madje një profesor shqiptar është me diplomë joadekuate dhe një tjetër jep mësim pa u diplomuar.

Por, prindërve të nxënësve shqiptarë nuk u interesojnë këto justifikime. Ata kërkojnë që fëmijët të mësojnë në shqip, në të kundërtën bojkoti do të vazhdojë.