Maqedoni
Navigacion satelitor në aeroportin e Shkupit
11.09.2014 18:35
Vendosja e sistemit për navigacion satelitor, i cili do të mundësojë fluturim dhe aterrim në aeroportin e Shkupit në kushte të mjegullës...

Vendosja e sistemit për navigacion satelitor, i cili do të mundësojë fluturim dhe aterrim në aeroportin e Shkupit në kushte të mjegullës, ishte tema e mbledhjes së sotme të organizuar nga Agjencia për Aviacion Civil.
Për sistemin për navigacion satelitor, në mbledhje kanë debatuar përfaqësues të “Eurokontroll”, Komisionit Evropian dhe Agjencia për Navigacion Satelitor pranë Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të M-NAV, TAV Maqedoni dhe avio-kompanitë të cilat operojnë në Maqedoni.
“Qëllimi ynë është që të kyçemi në sistemin satelitor evropian dhe për këtë kemi mbështetje të plotë si vend-anëtare e “Eurokontrollit”. Praktikisht në këtë mënyrë brenda disa muajve do të mundemi të fillojmë me procesin e modernizimit të sistemit kontrollues për fluturime dhe infrastrukturës së aeroporteve në Maqedoni”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Aviacion Civil, Dejan Mojsoski.
Luk Titgat nga “Eurokontrolli”, tha se konferenca e sotme është shumë e rëndësishme dhe kjo është një mundësi e mirë për debllokimin e transportit ajror në të gjithë Evropën.
“Është e rëndësishme që udhëtarëve tu mundësojmë që në mënyrë të lehtë dhe të lirë ta vizitojnë vendit tuaj. Jemi të gatshëm që të ndajmë teknologjinë e re dhe zgjidhjen të cilën e ofron teknologjia globale satelitore te jetë e pranishme edhe te ju”- theksoi përfaqësuesi i “Eurokontroll”, Luk Titgat.
Sipas të pranishmëve, seminari i sotëm është një shembull i mirë se si do të mundet ky sistem të instalohet nëpër të gjitha vendet evropiane.
BESIM ABDULLAI
