Maqedoni

Enti Shtetëror i Statistikës, të dhëna të reja për BPV-në

12.09.2014 15:27

Enti Shtetëror i Statistikës, sot do të prezantojë të dhëna për bruto-prodhimin e vendit (BPV) për tremujorin e dytë të këtij viti...

Enti Shtetëror i Statistikës, sot do të prezantojë të dhëna për bruto-prodhimin e vendit (BPV) për tremujorin e dytë të këtij viti, si dhe rezultatet nga revizioni i të dhënave nga fusha e llogarive kombëtare dhe implementimin e metodologjisë së re të Sistemit Evropian për Statistikë, SES 2010.

Sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikës, shkalla e rritjes së bruto-prodhimit të vendit për tremujorin e parë nga viti 2014 arrin në 3,9 për qind, ndërsa projeksioni i ri për rritjen e BPV-së për sivjet është se do të jetë 3,5 për qind.