Maqedoni
Zvogëlohet për 8 % shkalla e papunësisë
12.09.2014 17:03
Numri i atyre që kërkojnë punë në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me vitin 2013 është zvogëluar dhe arrin në 28,2 %...

Numri i atyre që kërkojnë punë në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me vitin 2013 është zvogëluar dhe arrin në 28,2 %, ndërsa në krahasim me tremujorin paraprak është zvogëluar për 0,2%.
Kështu flasin të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, të cilat i publikuan sot.
Ndërkohë, të dhënat e shpallura flasin edhe për rritjen e bruto-prodhimit vendor prej 4,3 %, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë është regjistruar rritje për 3,9 %.
“Për këtë tremujor dua t’ju publikoj të dhënat. Rritja e bruto-prodhimit vendor për këtë tremujor është 4,3%. Ka ndryshuar metodologjia për llogaritjen e bruto-prodhimit vendor. Tani janë kyçur një numër i madh i të dhënave. Për shembull janë futur të dhëna të shumta për nga analizat e deritanishme dhe zhvillimi i kompanive në formë investimi, shpenzime për vetura zyrtare, bonuse, të ardhura për anëtarët e këshillave drejtues e të tjera”- deklaroi nga Enti për Statistikë, Verka Panova.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, rritja më shumë ka të bëjë me shpenzimin më të madh të qytetarëve, si dhe rritjen e eksportit dhe importit.
NAIM RAMADANI
