Maqedoni

Hapet qendra për fertilitet të locuar në Shkup

12.09.2014 17:38

Një milion euro është investimi i ri turk në ndërtimin e Qendrës për fertilitet të locuar në Shkup...

Qendra tashmë është lëshuar në përdorim, me aparturë më bashkëkohore, dhe mjekë me përvojë nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia nga fusha e gjinekologjisë, urologjisë, anesteziologjisë dhe gjenetikës, së bashku me embriologë.
 
Qendra garanton për rezultatet e veta dhe procedurën mjekësore dhe se pagesa do të jetë pasi që rezultatet do të jenë të dukshme.  
 
Do të ketë pesë metoda dhe se ka rezultat tek çdokush. 
 
Do të trajtohet fertilizimin in vitro dhe inseminacion intrauteror, si dhe sterilitetin tek burrat.
 
Qendra ofron shërbime më të ndryshme se entet e tjera spitalore me implementimin e sistemit të ri inovativ. 
 
Në këtë  qendër,  shpenzimet për fertilizim in vitro mund të mbulohen edhe përmes Fondit për sigurim shëndetësor.