MASH: Dërgoni kërkesa , t’ju dërgojmë libra

13.09.2014 17:29

Mosfurnizimi me libra dhe librat e amortizuara nga faktori kohë, janë mangësitë kryesore me të cilat përballen shkollat.......

Nxënësit ankohen  për  libra pa kopertina dhe mungesë të disa njësive mësimore në librat aktualë. Nevoja për të mësuar i detyron ata që ti fotokopjojnë  librat edhe pse  ka vite që furnizimi me  libra është  falas.

“Mungon gjuha shqipe dhe ka libra që nuk I kemi në përgjitshi nuk kemi libra”.

“Ato libra që kemi marr janë të shkyera,disa fleta mungojnë dhe disa nuk I kemi pasur fare”.

“Na thonë qe ti fotokopjojmë librat në fotokopje” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Mësimdhënësit thonë se kanë mirëpritur risinë për të mesuar nga librat me të cilat ligjerohet në Universitetin e Kembrixhit, por vështërsite janë paraqitur në start  sepse edhe disa prej këtyre   librave  mungojnë.

“Kemi pranuar librin shkencat natyrore,por mungojnë libra tjerë si shkencat shoqërore dhe ende matematikën nuk e kemi” – u shpreh Fatmire Kadriu, Mësimdhënëse.

Problem shtesë sipas mësimdhënësve për zbatimin e planprogramit të Kembrixhit është edhe trajnimi i shkurtër që është bërë për ta, si dhe mungesa e planifimit afatmesem që nuk është e shkruar në gjuhën shqipe.

“Trajnimi ishte shumë vonë tre ditë para se të fillojë me punë tash duhet që krahas nxënësve të konceptojmë planifikimin afatshkurtër por edhe afatmesëm ka udhëzues në shqip” – deklaroi Teuta Grazhdani, Mësimdhënëse.

Mësimdhnësit kërkojnë që këto probleme të zgjidhen sa më shpejtë, ndërsa Ministri i resorit Abdylaqim Ademi , kohë më parë theksoi se cdo shkollë duhet të paraqes librat e dëmtuara .

Shkollat të cilat kanë paraqitur kërkesë janë furnizuar me libra , ndërsa në bazë të nevojës urgjente MASH  merr  për obligim të librat ti zëvendësojë me libra të rinj. (Flutura Rahimi-Latifi, TVM2)