Maqedoni

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Daçiq, për vizitë në RM

15.09.2014 12:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë...

Krahas takimit me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, Daçiq do të bisedojë edhe me presidentin, Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski.
 
Në takime, siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, do të bisedohet për bashkëpunimin gjithëpërfshirës midis Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe për mundësitë për zhvillimin e tyre të mëtejmë.
 
Do të bisedohet edhe për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të qeverive të të dy vendeve në Republikën e Maqedonisë, me mundësi deri në fund të këtij viti.
 
Vizita e Daçiqit do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve ndërkombëtare aktuale, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të organizatave rajonale.