MPB

MPB: Në tre vitet e fundit kanë humbur 411 persona

15.09.2014 17:00

Sipas statistikave të MPB-së, në tre vitet e fundit, në nivel republikan kanë humbur 411 persona, ndërsa 45 persona ende vazhdojnë të kërkohen......

Gjatë vitit 2012 ka pasur shpallje për 153 persona të humbur, prej të cilëve 7 ende nuk janë gjetur. Gjatë vitit 2013 kanë humbur 160 persona, prej të cilëve 9 nuk janë gjetur. Deri në muajin gusht të vitit 2014 kanë humbur 98 presona dhe për 29 prej tyre ende vazhdon hetimi.

“Në të shumtën e rasteve, të humbur paraqiten personat e moshuar dhe personat e sëmurë, të cilët janë larguar nga shtëpia e tyre. Tek fëmijët dhe të miturit më së shpeshti bëhet fjalë për persona të cilët janë larguar nga shtëpia pa dituri të prindit ose të kujdestarit. Jemi dëshmitarë se më së shpeshti humbin fëmijë nga ente për fëmijë pa prindër dhe të njëjtit pa informuar personat kompetent vizitojnë të afërmit e tyre, por më vonë sërish kthehen”- deklaroi Maria Jakovlevska nga MPB.

Hetimi ndaj njerëzve të humbur zgjat deri në momentin kur rasti do të gjejë zgjidhje.

Rasti më i vjetër ende i pazgjidhur i një personi të zhdukur daton që nga viti 1982.  Ky rast edhe pas 32 vitesh është ende i hapur. (Sanije Kasami, TVM2)