Konkurs për 180 punësime të reja
Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka shpallur konkurs për punësimin e 180 nëpunësve shtetëror...

Kjo është vazhdimësi e punësimit të administratorëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera në administratë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe rritjen e përfaqësimit të drejtë.
Sipas këtij konkursi, do të punësohen 150 bashkëpunëtorë të rinj me arsim të lartë dhe 30 administratorë - referentë me arsimim të mesëm. Afati për dorëzimin e formularëve të aplikimit është tetë ditë, përkatësisht që nga 17 shtatorë deri më 24 shtatorë.
Kandidatët duhet ta plotësojnë aplikimin plotësisht, preciz dhe me të dhëna të sakta.
Aplikimet e dorëzuara me postë duhet të merret në zyrën e Agjencisë jo më vonë se dita e fundit e afatit për shpalljen publike. Aplikimet e arritura me vonesë ose të pakompletuara, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në formë të shkruar, në Agjencinë e Administratës, me postë duke adresuar dokumentacionin në: rruga “Jurij Gagarin” numër 15 – Komisioni për Selektimin e Administratorit Publik, ose të aplikojnë në formë elektronike, në adresën: www.prijava.aa.mk. Shpallja publike është publikuar edhe në Agjencinë e Administratës.
SANIJE KASAMI
