Moti sot do të jetë me diell, me vranësira mesatare në nivel lokal dhe me mundësi për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë rreth 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14°C deri në 15°C.










