Reth Nesh

 
 
 
Radio Televizioni I Maqedonisë (RTM) është ndërrmarje publike, themelues i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Veprimtaria e RTM është e definuar në mënyrë ligjore dhe kosiston në prodhim dhe emetim të programit radio televiziv, nga të gjitha zhanret , të cilat duhet ti përmbushin nevojat informative, kulturore, arsimore, edukative dhe ato rekreative të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
 
Radio Televizioni i Maqedonisë emeton programet e ti i ndarë në dy pjesë, në emetimin e programeve radiofonike në 3 kanalet e Radios së Maqedonise dhe në emetimin e programeve televizive në 2 kanalet e Televizionit të Maqedonisë, si dhe në kanalin satelitor dhe atë parlamentar.
 
Radio e Maqedonisë ka filluar me punë më 28 dhjetor të vitit 1944, (me emrin Radio Shkupi), me transmetimin e Mbledhjes së Dytë të KAÇKM-së. Kjo datë shënohet si ditë e RTM-së.
 
Në 28 janar 1945 në eterin radiofonik është dëgjuar për herë të parë edhe gjuha shqipe dhe kjo datë merret si data e lindjes edhe të radios shqipe në Maqedoni. Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio”Shkupi”, emeton çdo ditë 17 orë e gjysëm program në gjuhën shqipe, duke përmbushur misionin fisnik të informacionit, edukimit dhe argëtimit të dëgjuesve të medias publike në gjuhën shqipe. Gjithashtu Servisi i Tretë i Radios së Maqedonisë, radio” Shkupi”, emeton program edhe në gjuhët e etniteteve joshumicë në Republikën e Maqedonisë.
 
Si fillim zyrtar i punës të Televizionit të Maqedonisë (më herët Televizioni i Shkupit) llogaritet 14 dhjetori i vitit 1964.
 
Në vitin 1993 Radio Televizioni ndahet nga Bashkësia e Radio televizioneve Jugosllave.
 
Me ligjin për veprimtari radiodifuzive (24 prill i vitit 1997), Radio Televizioni I Maqedonisë  u nda në dy pjesë: Radiodifuzioni i  Maqedonisë dhe Radio Televizioni i  Maqedonisë. Sipas nenit 77 të  Ligjit për radiodifuzion, Radio televizionit të Maqedonisë i takon 61 % nga taksa e grumbulluar radiodifuzive.
 
Televizioni i Maqedonisë aktualisht  emeton program në tre kanalet e veta dhe në programin satelitor.
 
Kanali i parë i TVM-së emeton program në gjuhën maqedonase.
 
Fillimi i emetimit të emisioneve në gjuhën shqipe është 17 prill 1967, me kronikën javore televizive. Kjo kronikë shënon edhe emetimin për herë të parë të emisioneve në gjuhën shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës)
 
Programi në gjuhën shqipe është programi qendror i TVM 2.
 
TVM 2 ka aktualisht 24 orë programacion ditor në gjuhën shqipe. Shikuesit e TVM 2 mund të ndjekin emisione të shumta duke filluar nga emisionet edukative për fëmijë dhe të rinj, emisionet informative me aktualisht 6 edicione informative ditore (Lajmet qendrore çdo ditë në orën16:00. 18:30, lajmet e mbrëmjes në orën 22:00, lajmet e mesdites në orën 12:00 dhe lajme flesh, ne orën 09:00, 00:00, dhe 01:00). Duke përmbushur misionin e tij parësor, informim, edukim dhe argëtim të shikuesve të tij, TVM 2 ofron një spektër të gjërë programacioni, i cili përfshin nevojat e të gjithë kategorive të shikuesve të medias publike. Redaksia e fëmijëve, redaksia e dokumentarit, filmit, redaksia e kulturës, ekonomisë, aktualitetit, redaksia e sportit dhe ajo zbavitëse, bashkë me programin informativ, plotësojnë spektrin e larmishëm të programacionit duke përmbushur jo vetëm kërkesën e shikuesve tanë, por edhe standardet e kërkuara ndërkombëtare të medias publike.
 
Kanali i tretë është formuar në vitin 1991, atëherë si kanal eksperimental, kurse tani është dedikuar për aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Aktualisht TVM ka një kanal të veçantë të dedikuar etniteteve jo shumicë në RMV, një kanal dedikuar tërësisht fëmijëve dhe një kanal sportiv.