MPB njofton se dje pasdite rreth orës 15:10 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.R.(61) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të moshës 17-vjeçare nga fshati Straçincë, rajoni i Shkupit.
-
Maqedoni 19.02.2025 13:06
-
Maqedoni 19.02.2025 11:50
Mickoski: Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët
Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët dhe ndotja është një sfidë që kërkon një përgjigje nga të gjithë ne. Ky është një problem që kërkon përpjekje të përbashkëta nga i gjithë komuniteti.
-
Maqedoni 19.02.2025 11:32
Asociacioni i atasheve të mbrojes, të akredituar në vend, do ta vizitojnë Kuvendin
Për vizitë në Kuvend sot do të qëndrojë Asoacioni i atasheve të mbrojtjes së akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç informojnë nga pres-shërbimi parlamentar, Asociacioni do të realizojë takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri.
-
Maqedoni 19.02.2025 11:12
Kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë për 24.636.045 denarëve
Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtorit të SH.A. për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”.
-
Maqedoni 19.02.2025 11:02
Sanksionohen 262 shoferë në Shkup
Gjatë ditës së djeshme (18.02.2025), në periudhën nga ora 09:30 deri në 18:30, u realizua një kontroll i forcës për trafikun në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë të cilit u sanksionuan 262 pjesëmarrës në trafikun rrugor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
-
Maqedoni 19.02.2025 10:49
Më ftohtë në Kodër të Diellit, mbi zero vetëm në Demir Kapi dhe Gjevgjeli
Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -12 gradë, -9 është në Hanet e Mavrovës, -8 në Krushevë, -6 në Berovë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Prilep, -3 në Shtip dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Ohër dhe Manastir, -1 në Shkup, 0 në Veles, Kavadar, Strumicë, ndërsa mbi zero është vetëm në Dem
-
Maqedoni 19.02.2025 10:29
Ambasadorja amerikane, Ageler, në pranim – dorëzimin e automjetit operativ mobil për Kryqin e Kuq të RMV-së
Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, sot në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë pranim dorëzim të automjetit operativ mobil.
-
Maqedoni 19.02.2025 10:16
Në Qeveri sot nënshkruhet marrëveshja për donacion të aparatave për pastrimin e ajrit
Marrëveshje për donacion të 305 aparateve për pastrimin e ajrit me vlerë një milion denarë do të nënshkruhet sot në Sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kompaninë EKOTIP Maqedoni.
-
Maqedoni 19.02.2025 10:07
Në Kuvend do të mblidhet Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë
Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë.
Anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, në lexim të dytë.
-
Maqedoni 19.02.2025 09:29
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 942
- 943
- 944
- 945
- 946
- 947
- 948
- 949
- 950
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










