Kompania italiane investon në Bunarxhik
Submitted by benimtv on Sun, 2014-07-27 18:13Në zonën e lirë ekonomike kompania Italiane “Montan Grup”, ka vendosur që të investojë. Këtë e bëri të diturë vetë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai shtoi se vetëm në fazën e parë do të punësoj 100 njerëz, ndërsa për disa vite numri I punësimeve të reja do të rritet në 300 deri në 400. Gruevski tha se me rritjen e investimeve të huaja bëjmë rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

