Maqedoni
Bashkëpunimi RMV – Austri, MASh-i do të financojë 14 projekte kërkimore- shkencore
04.06.2026 15:51
MASh do të financojë zbatimin e 14 projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore midis RMV-së dhe Austrisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të financojë zbatimin e 14 projekteve të përbashkëta kërkimore shkencore midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë në fushat me potencial të lartë zhvillimi, siç janë: bujqësi dhe ushqim inteligjent, teknologji informacioni dhe komunikimi, industri elektrike dhe mekanike, materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa inteligjente, energji e së ardhmes dhe turizëm. Për këtë qëllim u nënshkruan marrëveshjet me fituesit dhe mbështetja financiare arrin në 10.000 euro ose 600.000 denarë për projekt. Fituesit janë Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" nga Shkupi, për nëntë projekte, Universiteti "Goce Delçev" nga Shtipi me tre projekte dhe një nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik nga Shkupi dhe një nga Instituti Privat për Ndërtesa Rezistente ndaj Sizmikes dhe Ndryshime Klimatike nga Shkupi.
“Në konkurs kanë qenë të dorëzuara plot 18 projekte të përpunuara në bazë të partneritetit mes universiteteve shtetërore dhe private dhe instituteve shkencore private dhe publike, si dhe universiteteve nga të dyja vendet, ndërsa përzgjedhja është realizuar nga përfaqësues nga të dyja vendet. Kjo nuk është hera e parë që të financohen projekte të tilla, prandaj kësaj here, ministria, projekteve fituese do t’ju ndajë nga 600 mijë denarë, me afat realizimi prej 2 vitesh, nga 1 korrik 2026 deri më 1 korrik 2028.”, - theksoi ministrja e MASh-it, Vesna Janevska.
Gjashtë nga projektet e përzgjedhura janë nga inxhinieria dhe teknologjia, pesë nga shkencat natyrore dhe matematikore, dy nga shkencat bujqësore dhe veterinare dhe një nga shkencat shoqërore. Projektet u përzgjodhën në një konkurs publik të shpallur në shtator të vitit të kaluar.
FITIM KRYEZIU
