Maqedoni

Ahmeti është zgjedhur rektor i ri i UT-së

04.06.2026 16:15

Universiteti i Tetovës ka zgjedhur profesorin Kushtrim Ahmeti...

Universiteti i Tetovës ka zgjedhur profesorin Kushtrim Ahmeti në postin e rektorit për mandatin trevjeçar 2026–2029. Ahmeti në garën për rektor të UT-së kishte përballë rektorin e deritanishëm, Jusuf Zejneli, si dhe profesorin Fehari Ramadani.
 
Zgjedhja e tij vjen pas procesit zgjedhor universitar, ku ai prezantoi një platformë të fokusuar në modernizimin e arsimit të lartë, transformimin digjital, avancimin e kërkimit shkencor dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
 
Kryetari i Komisionit Zgjedhor të UT-së, Metin Izeti, tha se procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të rregullt dhe se, sipas rezultateve përfundimtare, Kushtrim Ahmeti është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Tetovës.
 
Në fund të procesit zgjedhor, kandidatët për rektor të UT-së shtrënguan duart dhe i uruan sukses rektorit të ri, Kushtrim Ahmetit, duke përcjellë mesazhin se Universiteti i Tetovës është institucion i përbashkët dhe se të gjithë duhet të vazhdojnë të japin kontributin e tyre akademik për zhvillimin dhe avancimin e universitetit.
 
VISAR SADIKI