Ekonomi

Samiti BE - Ballkani Perëndimor në Tivat, në fokus zgjerimi i BE-së

05.06.2026 11:11

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, mblidhen sot në Tivat të Malit të Zi....

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, mblidhen sot në Tivat të Malit të Zi, ku do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor. Nga Maqedonia e Veriut merr pjesë kryeministri Hristijan Mickoski.
Fokusi kryesor i samitit do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Në Samitin, i cili mbahet nën moton “Prosperitet dhe stabilitet i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, përveç liderëve të gjashtë vendeve të rajonit, do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
 
Samiti do të kryesohet nga Antonio Kosta, i cili gjatë ditëve të fundit vizitoi disa vende të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.