Instituti i shëndetit publik hap qendrën e parë për këshilla psikologjike

06.06.2026 15:51

Në Institutin e Shëndetit Publik u hap Qendra e parë...

Në Institutin e Shëndetit Publik u hap Qendra e parë  ditore e këshillimit psikologjik për fëmijë dhe adoleshëntë e ndërtuar sipas të gjitha standardeve botërore ,si dhe inovacione të tjera në punën e Istitutit.

Ministri I shëndetësisë Azir Aliu, tha se kjo qendër ka për qëllim tu ndihmojë qytetarëve  për tejkalimin e sfidave emocionale që ballafaqohen në përditshmëri,qasjen e shërbimeve psikologjike falas do ta kenë përmes mjekut amë .

“Për fat të mirë tanimë qasjen e funksionit siç duhet ta ketë ky institucion për dhënien e shërbimeve në nivel të shtetit për shëndet mendor dhe konsulenca tanimë bëhet realitet sot. Për fëmijët edhe adoleshentët kemi një qendër të pare nacionale në nivel të shtetit këtu e hapur që do të menaxhohet nga Instituti dhe që do të jep shërbime për të gjithë qytetarët.” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Profesionistë do të punojnë me fëmijë, me adoleshentë, me prindër dhe arsimtarë, për tejkalimin e  sfidave emocionale si në familje, në shkollë, do të ketë bisedime so të jepen udhëzime jo vetëm për tejkalimin  e problemeve, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm emocional, zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe tejkalimin  e të gjitha barrierave që fëmijët hasin gjatë gjithë jetës së tyre.” – u shpreh Drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska.

“Sot kemi Institucon që investon në paisje ,renovimin e infrastrukturës, insitucion që në përgjithësi kujdeset për shëndetin publik.” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Ministri Aliu poashtu theksoi se në laboratorin mikrobiologjik  kanë lëshuar në përdorim  aparat me vlerë  15 milion denarë i cili do të jep shërbime që janë me standarde europiane, poashtu lëshuan në funksion  edhe një aparat me vlerë  11 milion denarë i cili me  vite nuk ka qenë në funksion  paratë janë paguar dhe ai nuk ka mundur të shfrytëzohet. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)