Matura shtetërore, mbi 14 500 maturantë iu nënshtruan

06.06.2026 16:02

Në hapësiart universitare dhe në shkollat...

Në hapësiart universitare dhe në shkollat ku kishte kushte mbi 14 500 maturantë iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore. Pjesa më e madhe kishin vendosur të japin gjuhën angleze, si lëndë zgjedhore. Për plotësimin e testit kishin tre orë, por shum nxënës përfunduan edhe më herët. 

“I’u nënshtrova testit në gjuhën angleze. Ishte e lehtë.”

“Mir ishte, nuk ishte keq. Mirë kaluam, dola ndër të parat.” – thanë disa nga maturantët e intervistuar nga TVM2.

Këtë vit nxënësit e shkollave të mesme për herë të parë po japin tre lloje të maturave: shtetërore, profesionale dhe artstike. Ata provimin e sotëm e dhanë pa pauzë dhe telefon celular afër vetes.

Nga Qendra Shtetrore e Provimeve  thanë se testimi në amfiteatret e fakulteteve e ul mundësinë për të përshkruar.

“Ka një grup më të madh të testuesve, të cilët janë të caktuar nga një për çdo 15 nxënës. Vendosja e telefonëve në vendet e caktuara jep rezultate. Kështuqë ne po bëjmë gjithçka që testimi të jetë ashtu siç duhet.” – tha Drejtoresha e Qendrës Shtetrore të Provimeve, Daniella Jovçeska Mihajllovska.

“Shpresoj që një pjesë e tyre do të vazhdojnë arsimimin në fakultetet përkatëse, ndërkaq pjesa tjetër do të hyjnë në tregun e punës. Interesante është se mbi 12 mijë nxënës po japin maturën shtetërore, diçka më shum se 2 mijë po japin maturën profesionale.” – u shpreh Ministreja e Arsimit, Vesna Janevska.

Rezultatet e maturës shtetrore do të dihen më së voni një muaj nga testimi. Nxënësit lëndën e dytë të maturës shtetërore, që është obligative, do ta japin më 11 dhe 12 qershor. Atëherë nxënësit do të testojnë dijen e gjuhës amë. (Meral Ismaili, TVM2)