Propozim ligji për përfaqësim, VLEN-i avancon Marrëveshjen e Ohrit

06.06.2026 18:30

Partitë shqiptare në kundërthënie ndaj propozim ligjit...

Partitë shqiptare në kundërthënie ndaj propozim ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili para disa ditëve morri pëlqimin që në seancë plenare të votohet me badenter të vogël. 

Nga Fronti Evropian konsiderojnë se kjo mënyrë e votimit majorizon votën e deputetëve shqiptarë. 
 
Kundërpërgjigjen nga VLEN duke theksuar rëndësinë e ligjit, i cili sipas tyre avancon Marrëveshjen e Ohrit. 
 
Marrëveshja e Ohrit nuk avancohet me fjalime përvjetorësh e deklarata të bukura para kamerave. Avancohet kur parimet e saj kthehen në ligj. Këtë po e bën VLEN. Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet obligim ligjor për të gjitha institucionet. Jo më me improvizime e arnime, jo më 'si t’i teket dikujt', por ligj, me metodologji, të dhëna dhe përgjegjësi institucionale.” - tha Daut Memishi nga VLEN.
 
Mickoski fton deputetët për mbështetje 
 
Kryeministri Hristijan Mickoski fton deputetët ta mbështesin ligjin dhe në rast pakënaqësie të dorëzojnë amendamente. 
 
Kryeministri nuk bën dallime midis votimit me badenter të vogël apo të madh.
 
Nuk ka Badenter të vogël, të madh. Ligji do të votohet me shumicë votash nga deputetët prezent të cilët nuk janë pjesë e bashkësisë shumicë në Maqedoni. Nëse grupi i deputetëve, i cili ju thoni se është opozitë dhe është i pakënaqur, nëse janë prezent vazhdimisht në punë atëherë në këtë mënyrë munden të mos e votojnë ligjin. Por unë I’u bëj thirrje ta votojnë.” - u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
 
Propozim ligji për përfaqësim të drejtë këtë javë kaloi Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive në kuvend dhe tani është për shqyrtim në komisionin për sistem politik. 
 
Në komitet u vendos që ligji në seancë plenare të votohet me badenter të vogël, që nënkupton shumicën e deputetëve të bashkësive joshumicë prezent në seancë, e jo badenter të madh, shumicën apsolute të votave të deputetëve joshumicë, 20 nga gjithsej 39. (Meral Ismaili, TVM2)