Kongresi i LSDM-së, Filipçe paralajmëron trysni ndaj pushtetit

07.06.2026 14:15

LSDM paralajmëron trysni të shtuar ndaj pushtetit...

LSDM paralajmëron trysni të shtuar ndaj pushtetit në tre dimensione llogaridhënie për eurointegrimin, alternativa socio ekonomike pas ngecjeve në këto fusha dhe mobilizimin e mbarë opinionit progresiv për një mirëqënie më të mirë.

Synimet u qartësuan në kongresin e 32 programor të LSDM-së, nga kryetari i partisë Venko Filipçe. Ai paralajmëroi se platforma ideologjike e partisë s’do jetë vetëm deklaratë, por instrument politik për veprim, për të palanduar rrëshqitjen e shtetit drejt një sistemi të rrobëruar, klientelizmit dhe drejtësisë së kontrolluar.

Sipas tij populli po jeton në çmime të larta, paga të ulëta dhe në pasiguri. Andaj, tani duhet vepruar që të kapet treni drejt BE-së dhe të mos pranohen justifikimet e pushtetit për ngecje në këtë rrugëtim.

“Të kërkojmë plan të qartë shtetëror për hapjen e klasterëve dhe kapitujve në bisedimet me afate të sakta, përgjegjësi politike dhe llogaridhënie të plotë. Populli ka të drejtë të dij se cili është plani, cili është hapi i rradhës dhe kush do të përgjigjet nëse Maqedonia sërish mbetet në dhomën e pritjes.” – tha Kyetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Megjithatë nga VMRO – DPMNE ripërsërisin angazhimin e tyre për një Maqedoni evropiane. Por, fajin e moslëvizjes nga pika e njëjtë, ia hedhin Filipçes. Sipas tyre ai punon në të njëjtën vijë me Radevin.

“Përfqësuesit evropian shohin qasje shtetërore nga qeveria e Maqedonisë e kryesuar nga VMRO – DPMNE dhe thonë se meritojmë rrugë të parashikueshme evropiane. Vetëm Venko Filipçe dhe Rumen Radev nuk konsiderojnë kështu. Indi i butë I kryesuar nga Filipçe dhe LSDM e vështirëson punën. Vetëm ata janë në vijën e njëjtë me Radevin dhe Bullgarinë, ndërkaq autoriteteve bullgare kjo u përshtatet. Në vend që të pozicionen prapa interesave maqedonase,a ta po përgadisin një tradhëti edhe më të madhe.” – u shpreh Valentin Manasiveski nga VMRO – DPMNE.

Kryeministri i Bullgarisë Rumen Radev në samitin e fundit të BE-së në Mal të Zi theksoi se integrimi i Maqedonisë është shumë i thjeshtë, vetëm me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. Kryeministri Hristijan Mickoski optimist se procesi integrues mbetet i gjallë. Përfaqësuesit evropian Koshta dhe Fon Der Lajen në paraqitjet e tyre publike nuk përmendën fare vendin, ndërkaq publikuan lajmin për anëtarësimin e Malit të Zi në vitin 2028 dhe thanë se edhe Shqipëria është afër finishit.

Në lojë u vendos integrimi gradual i vendeve të Ballkanit Perënidmor, i cili do të përfshijë edhe vendin edhe pse nuk ka hapur kapitujt negociues. (Meral Ismaili, TVM2)